Cape of Rodon
Resort & Hotel
KU JEMI?
Më pak se 18km nga aksi Adriatiko-jonian që kalon 5km nga Aeroporti i Rinasit, një varg me kodrina të vogla me të harlisur gjelbërim mesdhetar që hyn 8 kilometra në thellësi të kaltërsisë së Adriatikut, gjendet nje relaks mistik që ju përfshinë dhe ju bën të harroni ngarkesën e përditshmërisë. Ndoshta horizonti që ju shoqëron përgjatë rrugës së rrethuar me pyjet e virgjëra ju kujton një udhëtim të kahershëm në Costa Azzura.
Sapo të arrini, do të keni përshtypjen se Zoti ka krijuar një copëz të parasjës në Tokë. E gjithe kjo bukuri është “Kepi i Rodonit”.
Perëndimi mahnitës i qiellit në det shfaq një peizazh të mrekullueshëm drejt perëndimit.
Me arritjen në Kep, kuptoni pse ky zgjatim i Tokës në det quhet Kepi i Rodonit (Rodoni në kulturën ilire ishte Zoti i Detërave) pasi ishte vendi i detarëve ilir, helen dhe etrusk, që siguronte dhe strehonte ata gjatë udhëtimeve të tyre në det të hapur. Për këtë arsye, Gjergj Kastriot Skënderbeu vendosi flotën dhe familjen e tij në Kështjellën e cila sot e mban emrin e lavdishëm të tij. Kisha e Shën Antonit kreu shërbesat e ri-pagëzimit të Gjergj Kastriotit, pas rikthimit të tij në Shqipëri dhe familjes së tij, e cila gjatë gjithë kohës qëndroi në Kep.
Për të arritur në Kep, ju duhet te ecni midis bukurisë së rrugicave të mbuluara me misterin e kohës, që ju bën ta pyesni veten; në cilin vit jemi? Në 1400 apo 2019?!
Thellësia në det e Kepit të Rodonit ofron mrekullinë e plazheve me rërën e bardhë, fenomen i rrallë në Mesdhe. Aroma e jodit e shkrirë me shumëllojshmërinë e luleve dhe rrezet e diellit në katër stinë, duket sikur kanë afruar parajsën në Tokë. Ti mund ta jetosh këtë mrekulli në Green Village.

CAPE of RODON
Green Village
Green Village

Villat Tona
kush
jemi ne?
jemi ne?
GREEN
STEP
STEP

Green Step si frymë e re e ndërtimit vendosi Kepin e Rodonit si destinacionin e saj të investimeve. Natyra e Kepit të Rodonit nxjerr në pah më së miri shkrirjen e arkitekturës së gjelbër me natyrën e virgjër. U zgjodh një kodër me pamje epike në të gjitha anët e saj, në të cilën u vendosën vilat tuaja, të shkrira me kodrën sikur ato kanë qenë përjetësisht aty.
Pozicionimi i vilave është studiuar me shumë kujdes që të ofrojë privatësi maksimale për pushuesit, të cilët në kopshtin e tyre e kanë ndjesëinë sikur ata janë të vetmit njerëz që jetojnë aty. Koncepti ynë i ndërtimit nuk cenon bregdetin e virgjër, duke ruajtur dhe pasuruar vegjetacionin e integruar në hapësirat e resortit.
Objektet njëkatëshe në një plan, të rrethuara me kopshte dhe çati 100 për qind të gjelbëruara fshehin ambientet e akomodimit në brendi të këtij oazi.
Pjesë e resortit do të jenë 48 vila elitare luksi dhe një hotel me 5 yje. Vilat shtrihen në një hapësirë rekreative individuale me pishinë private, zona barbecue, relaksi, bahçe dhe 2 vende parkimi.

Çfarë ofrojmë ne?
Resorti i Kepit të Rodonit mundëson një shërbim mirëmbajtje të kompletuar që përfshin shërbimet e mëposhtme:
- Pastrim kopshti dhe pishine
- Mirëmbajtje të të gjitha zonave të përbashkëta – rrugë, hapësirë publike, ndriçim
- Rrjet kanalizimesh dhe grumbullim të plehrave
- Shërbim Administrativ dhe shërbim postar
- Mundësi menaxhimi të jashtëm gjatë përiudhes së pashfrytëzuar sipas kërkesave të pronarëve
Dëshironi
të dini
më shumë?
të dini
më shumë?
Na dërgoni informatat tuaja, më pas ne do të ju kontaktojmë.